Recrute
logo

Socail Media

Agjenci Rekrutimi

Partneri juaj i Besueshëm për Rekrutim Ndërkombëtar

Ne bashkëpunojmë me agjencitë më serioze dhe prestigjioze në vendet e origjinës si Egjipti, Filipinet, Indonezia, India, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera, duke u siguruar që çdo kandidat i propozuar të ketë eksperiencën, etikën profesionale dhe seriozitetin që kërkon tregu shqiptar.

Na Kontaktoni
Rreth Nesh

Alze Recruitment Group

Alze Recruitment Group është një agjenci rekrutimi me seli në Tiranë, e specializuar në sjelljen e punëtorëve të huaj të kualifikuar në tregun shqiptar të punës. Prej më shumë se 4 vitesh operojmë në fushën e rekrutimeve ndërkombëtare dhe kemi arritur të sjellim në Shqipëri mbi 160 punonjës të huaj në profile të ndryshme si: punëtor ndërtimi, punonjës pastrimi, ndihmës kuzhinierë, punëtor fabrikash, punëtor fermash dhe shërbime të tjera mbështetëse.

  • Staf i pershtatshem
  • Suport ne cdo moment
  • Keshillues te Specializuar
  • 4 Vite eksperience
Misioni ynë

Alze Recruitment Group

Misioni ynë është t’i japim zgjidhje mungesës së fuqisë punëtore në Shqipëri, duke krijuar ura bashkëpunimi midis biznesit shqiptar dhe profesionistëve të huaj që kërkojnë një mundësi të re pune dhe jete. Ne kujdesemi si për nevojat e sipërmarrësve, ashtu edhe për mirëqenien e punonjësve, duke siguruar kontrata të rregullta, dokumentacion ligjor dhe mbështetje gjatë gjithë procesit të integrimit të tyre në Shqipëri. Alze Recruitment Group është partneri juaj i besueshëm për rekrutim ndërkombëtar, duke ofruar transparencë, profesionalizëm dhe zgjidhje konkrete për forcimin e ekipeve tuaja të punës.

  • Staf i pershtatshem
  • Suport ne cdo moment
  • Keshillues te Specializuar
  • 4 Vite eksperience
Cfarë Ofrojmë

Çfarë ofron Alze Recruitment për sipërmarrësit shqiptarë?

Alze Recruitment Group ofron një zgjidhje të plotë për sipërmarrësit shqiptarë që kanë nevojë për fuqi punëtore të qëndrueshme dhe të kualifikuar nga jashtë vendit. Sigurojmë punëtorë të kualifikuar nga agjencitë më prestigjoze dhe serioze në vendet e origjinës (Egjipt, Filipine, Indonezi, Indi, Pakistan, Bangadesh, etj.).

Çfarë bëjmë për ju

Sigurojmë punëtorë të kualifikuar nga agjencitë më prestigjoze dhe serioze në vendet e origjinës (Egjipt, Filipine, Indonezi, Indi, Pakistan, Bangadesh, etj.)

Bëjmë filtrimin profesional të kandidatëve, duke u bazuar në:

Eksperiencë

Eksperiencën e tyre të mëparshme të dokumentuar;

Intervista

Intervista të strukturuara për të vlerësuar nivelin e profesionalizmit, komunikimin dhe përshtatshmërinë me biznesin tuaj.

Çfarë bëjmë për ju

Ofrojmë një proces të plotë rekrutimi “nga A në Zh”, ku përfshihet

Përzgjedhja

Përzgjedhja dhe prezantimi i kandidatëve të përshtatshëm

Dokumentacioni

Përgatitja dhe koordinimi i dokumenteve ligjore

Aplikimi

Aplikimi dhe ndjekja e procedurave për marrjen e vizave

Legjislacioni

Mbështetje për lejet e qëndrimit në Shqipëri sipas legjislacionit në fuqi

Koordinimi

Koordinimi me sipërmarrësin dhe punonjësin deri në fillimin efektiv të punës

Histori suksesi

Nga sipërmarrësit shqiptarë

"Jam Avniu, si sipërmarrës në fushën e ndërtimit, prej kohësh po hasnim vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të qëndrueshme dhe të kualifikuar. Nëpërmjet Alze Recruitment Group arritëm të rekrutonim disa punëtorë të huaj me eksperiencë shumë të mirë në suvatime, gips dhe punime të tjera të ndërtimit. Procesi i përzgjedhjes, dokumentacionit dhe ardhjes së tyre në Shqipëri ishte super i thjeshtë dhe u mor totalisht kompania Alze. Sot kemi një ekip stabil, afatgjatë dhe më në fund kemi mundur të respektojmë afatet e projekteve tona. Jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe seriozitetin që na ka ofruar Alze Recruitment."

Avni S.
Sipërmarrës - Sektori i Ndërtimit

"Jam Arbri, menaxhoj një hotel në Tiranë dhe gjatë gjithë vitit mungesa e stafit ishte një problem i përsëritur. Në bashkëpunim me Alze Recruitment Group sollëm punonjës nga jashtë, kryesisht në pozicione si sanitare dhe punonjës mirëmbajtjeje. Kandidatët ishin të trajnuar, të disiplinuar dhe përshtatja e tyre me punën ishte shumë e shpejtë. Alze u kujdes për çdo detaj: nga intervistat paraprake, deri te vizat dhe lejet e qëndrimit. Falë tyre, shërbimi ynë ndaj klientëve është përmirësuar ndjeshëm dhe stafi është bërë më stabil sezon pas sezoni."

Arbri M.
Sipërmarrës - Sektori i Hotelerisë & Turizmit
Histori suksesi

Nga punonjësit e huaj

“Unë jam Ires, nga Filipinet. Nëpërmjet Alze Recruitment Group erdha në Shqipëri për të punuar si sanitare. Kam tashmë 4 muaj që punoj këtu dhe jam shumë e kënaqur me ambientin e punës. Kam një kontratë të rregullt pune, sigurime dhe të gjitha të drejtat e mia të respektuara. Përpara se të vija në Shqipëri, kam punuar për rreth 7 vite si sanitare në hotele në Abu Dhabi dhe Katar, dhe Alze e vlerësoi këtë eksperiencë, duke më gjetur një vend pune që i përshtatet aftësive të mia. Ata më ndihmuan me dokumentat, vizën dhe cdo facilitet tjetër. Ndihem e sigurt, e respektuar dhe shumë mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë për të nisur një jetë të re në Shqipëri.”

Ires A.
Sanitare

“Unë jam Mohammed, nga Egjipti, mjeshtër gipsi me 8 vite eksperiencë në punime të brendshme ndërtimi. Vendosa të vij në Shqipëri pasi dëgjova për mundësitë në sektorin e ndërtimit dhe u lidha me Alze Recruitment Group. Ata organizuan intervistën me kompaninë shqiptare, u kujdesën për të gjitha procedurat e vizës dhe lejes së qëndrimit, si dhe më ndihmuan të sistemohesha në banim pranë vendit të punës. Sot punoj në një kompani serioze ndërtimi, ku paga është e rregullt, orari i punës i qartë dhe kushtet janë shumë të mira. Jam shumë falënderues ndaj Alze Recruitment, sepse më kanë trajtuar me korrektësi dhe respekt në çdo hap – nga momenti kur aplikova, deri sot që jam i integruar në punën dhe jetën time të re në Shqipëri.”

Mohammed S.
Mjeshtër Gipsi
Kontakt

Na Kontaktoni

Lini mesazhin tuaj